
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ka humbur jetën A. L 29-vjeçare nga fshati Vraniq i Suharekës.
Lajmin për media e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Në aksidentin mes dy veturash, përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Ndërkohë, e reja do të varroset nesër në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq



