Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Kujdes, mos u bëni shkaktar i ndjezjes së zjarreve

Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e kësaj të shtunë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë një apel për qytetatët që të mos bëhen shkak për krijimin e vatrave të reja të zjarreve. Ministria në postim bën thirrje që qytetarët të mos ndezin zjarre dhe të mos hedhin cigare të ndezura në natyrë.

Ndër të tjera në postim theksohet se një pakujdesi mund të rrezikojë jetë, banesa dhe natyrën.

Ministria gjithashtu theksoi se në rast konstatimi zjarri, qytetarët të kontaktojnë një nga numrat: 112, 128, 129.
“MOS U BËJ SHKAK PËR NJË ZJARR”!

Mos ndiz zjarre në pyje, fusha apo pranë bimësisë së thatë. Mos hidh cigare të ndezura. Mos përdor fishekzjarre pranë zonave me bimësi.

Një pakujdesi mund të rrezikojë jetë, banesa dhe natyrën, shkruhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button