Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj Albin Kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj K.Xh për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

K.Xh dyshohet se më 22.10.2025 me qëllim të frikësimit ka kanosur publikisht Kurtin.

Sipas aktakuzës, K.Xh. e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta. Me këtë veprim i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” thuhet në njoftimin e Prokurorisë të datës 17.08.2026

Prokuroria Speciale ka njoftuar se rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special

Artikuj të tjerë

Back to top button