Arrestohet 33 vjeçari në Prishtinë pasi kishte tentuar të hynte për të vjedhur në një shtëpi

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në flagrancë, gjatë tentativës për të kryer veprën penale.

Arrestimi është realizuar falë veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.

I dyshuari është identifikuar me inicialet A.M., 33-vjeçar.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë

Artikuj të tjerë

Back to top button