“Linja e Jetës” proteston me moton “Vetëvrasja nuk është sensacion”kundër raportimit të gazetës Sinjali

Organizata “Linja e Jetës” ka protestuar sot, më 17.08.2026, para zyrave të portalit “Sinjali” në Prishtinë, duke kundërshtuar mënyrën e raportimit të rasteve të vetëvrasjeve dhe publikimin e informatave private të viktimave dhe familjeve të tyre.

“Vetëvrasja nuk është sensacion”, ishte një nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës.

Drejtori i “Linjes së Jetes”, Bind Skeja, gjatë protestës ka kritikuar mënyrën se si, “Sinjali” raporton për rastet e vetëvrasjeve dhe tragjeditë njerëzore.

Ai ka akuzuar “Sinjalin” se informacionet për rastet tragjike i publikon për konsum publik dhe për rritjen e shikueshmërisë, duke pretenduar se raste të tilla kthehen në përmbajtje për klikime.

Skeja ka përmendur edhe raste të cilat, sipas tij, lidhen me ripublikimin e videove dhe informatave private të viktimave, duke thënë se këto veprime cenojnë dinjitetin dhe privatësinë e personave të përfshirë.

Sipas tij, protesta është organizuar edhe në mbështetje të familjeve dhe individëve që janë prekur nga këto raportime.

Ai ka thënë se familjeve që përballen me humbje u shtohet edhe presioni nga publikimi i informatave të ndjeshme.

Artikuj të tjerë

Back to top button