Lindje jo e zakonshme në Spitalin e Mitrovicës, foshnja peshon mbi 5 kilogramë

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një nënë ka sjellë në jetë foshnjën në mënyrë natyrale

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka peshuar 5.050 gramë dhe ka qenë 65 centimetra e gjatë, ndërsa përmasat e saj janë raportuar 65/57 centimetra.

Lindja është kryer nën kujdesin e mjekëve Vjollca Çitaku dhe Bajram Drevinja, së bashku me ekipin e mamive dhe infermiereve.

Ky është një rast i veçantë për spitalin tonë”, është bërë e ditur në njoftim.Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë i ka uruar nënës dhe familjes, ndërsa foshnjës i ka dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.

Artikuj të tjerë

Back to top button