Policia dënon shoferin në Suharekë me 150 euro gjobë dhe një pikë negative me arsyetimin se pasagjeri nxori trupin jashtë veturës ndërsa vetura ishte në lëvizje

Polici ka njoftuar se ka gjobitur një shofer pasi lejoi pasagjerin të nxjerrë trupi jashtë makinë në Suahrekë, pas një denoncimi përmes platformës “Lajmëro Policinë”.

Sipas Policisë, shoferi është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative.

“Në lidhje me raportimin në aplikacionin mobil të datës 15.08.2026 shihet se një qytetarë ka dal mbi automjet nga xhami i kulmit te automjeti në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, më datë 18.08.2026 është identifikuar kundërvajtësi kundërvajtësit ia është shqiptuar vendimin për kundërvajtje. Për kundërvajtjen e shkaktuar, i njëjti është gjobitur me gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button