EKSKLUZIVE: Sulmohet për herë të tretë vila e Mefail Shkodrës, pamjet tregojnë momentin e dëmtimit të pronës

Për herë të tretë është sulmuar vila në pronësi të Mefail Shkodrës, ndërsa pronari ka kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.

TandemPress ka siguruar pamje ekskluzive nga incidenti, në të cilat shihet momenti i dëmtimit të pronës.

Sipas pronarit të vilës, për këtë çështje është ngritur aktakuzë ndaj Xhevat Bunjakut dhe bashkëshortes së tij, ndërsa ndaj tyre ekziston edhe masë që ua ndalon afrimin te vila.

Megjithatë, pronari pretendon se sulmet ndaj pronës së tij po përsëriten dhe se ky është incidenti i tretë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastin dhe ka kërkuar nga Policia që të ndërmarrë masat e nevojshme.

“Për herë të tretë është sulmuar vila ime. Nuk kërkoj asgjë më shumë sesa zbatimin e ligjit, mbrojtjen e pronës sime dhe reagimin e institucioneve”, ka deklaruar pronari.

Ndërkohë, mbetet në pritje reagimi i Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë lidhur me incidentin dhe masat e ndërmarra deri më tani.

TandemPress sjell pamjet ekskluzive të incidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button