
Kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të parandalimit të tejkalimit të peshës së lejuar dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.
Nga kontrollet janë evidentuar 30 raste të tejkalimit të peshës së lejuar. Prej tyre, 11 raste kanë të bëjnë me persona fizikë, ndërsa 19 me persona juridikë.
Për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 910 eurosh.
Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, pasi tejkalimi i peshës së lejuar dëmton infrastrukturën rrugore, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe krijon kosto shtesë për shtetin.
Pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese u është bërë thirrje që të respektojnë kufizimet ligjore.
“Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët”, është theksuar në njoftim.



