
Policia e Kosovës ka gjobitur një drejtues automjeti pasi pamjet ku ai shihej duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion u publikuan në rrjete sociale.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku drejtuesi i një kombi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Pas analizimit të pamjeve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka identifikuar drejtuesin dhe më 21 gusht ka ndërmarrë masat ligjore ndaj tij.
Atij i është shqiptuar një gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative.
Nderkaq Policia e Kosovës ka bërë thirrje që vozitësit ti respektojnë rregullat e trafikut rrugor.



