Ndalohen për 48 orë nëntë të dyshuarit për krime lufte, sekuestrohen libreza ushtarake, armë e para

Nëntë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë dhe, me aktvendim të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

Në një komunikatë të përbashkët për “Operacionin ‘Dosja 23’”, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës bënë të ditur se personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke publikuar pamje nga ky operacion.

“D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.

Sipas autoriteteve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Artikuj të tjerë

Back to top button