Sherr për pronën në Vushtrri mes axhës dhe nipit

Një mosmarrëveshje mes familjarëve ka eskaluar në Pasomë të Vushtrrisë.

“Mollë sherri” dyshohet se u bë një pronë.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet që axha e ka kanosur nipin me vrasje.

Rasti kishte ndodhur para disa javësh, derisa u denoncua tek më 6 tetor.

Organet e sigurisë dhe të drejtësisë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Nga Prokuroria e Mitrovicës kanë deklaruar se i dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe më pas është liruar.

Po ashtu janë kryer bastistje edhe në lokacionet e të dyshuarit por nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, derisa hetimet po vazhdojnë.

Artikuj të tjerë

Back to top button