Komuna e Pejës përzgjedh operatorin ekonomik me vlerë mbi 58 mijë euro, që do merret me rrënimin e objekteve të shpronësuara

Komuna e Pejës ka përzgjedhur operatorin ekonomik që do të merret me rrënimin e objekteve të shpronësuara nga ana e komunës.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, marrëveshja është nënshkruar më 5 tetor 2026 me Grupin e Operatorëve Ekonomikë “DARDANIAA” SH.P.K. dhe “CONEX” L.L.C.

Vlera e kontratës është 58 mijë e 850 euro, ndërsa kohëzgjatja e saj është 24 muaj

Bëhet fjalë për kontratë publike kornizë, e cila është zhvilluar përmes një aktiviteti të hapur të prokurimit.

Si kriter për dhënien e kontratës është përcaktuar çmimi më i ulët.

Në këtë proces të prokurimit kanë ofertuar gjithsej tetë operatorë ekonomikë.

Megjithatë, sipas dokumentacionit të publikuar, vetëm një operator ekonomik është vlerësuar si i përgjegjshëm dhe ka përmbushur kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 120 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar për një vlerë prej 58 mijë e 850 euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button