Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit, priten të diskutohen këto çështje

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera parlamentare.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës

3.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës,
5.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6.    Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Artikuj të tjerë

Back to top button