
Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.
“Brenda saj ndodheshin edhe dy kafshë shtëpiake, si dhe makineri të ndryshme bujqësore”, u tha në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk janë bërë të ditur shkaktarët e zjarrit.



