Tragjedia në Gjilan reagon Donika Gërvalla: Nuk guxojmë të presim, duhet veprim për të parandaluar raste të tilla

Përmes një reagimi në facebook, Gërvalla e ka cilësuar ditën e djeshme si të kobshme, duke thënë se një familje tjetër është goditur nga një tragjedi e pariparueshme.

Ajo ka theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të grave për të reaguar, por duhet të veprojnë për të parandaluar raste të tilla.

“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja ka theksuar se vrasja e grave është krim i rëndë dhe i tmerrshëm, duke nënvizuar se shoqëria nuk mund ta trajtojë si të pashmangshme atë që ka detyrim ta parandalojë

Artikuj të tjerë

Back to top button