Një zjarr ka përfshirë disa mbeturina në afërsi të postës në Klinë, dëmtohen disa dritare të objektit

Një zjarr ka përfshirë disa mbeturina në afërsi të objektit të Postës në Klinë, pasditen e sotme.

Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se njësia e zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Skënder Rexhepi”, ku nga zjarri janë dëmtuar pjesërisht edhe pjesët e jashtme të disa dritareve të objektit.

Artikuj të tjerë

Back to top button