Ndotën rrugën e fshatit Landovicë të Prizrenit, dënohen nga Policia me gjobë prej 1 mijë e 100 euro shoferi i kamionit dhe kompania

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,100 euro gjoba ndaj një kompanie dhe drejtuesit të një kamioni, pasi automjeti kishte ndotur rrugën në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Rasti është evidentuar më 25 nëntor, gjatë patrullimit të policisë. Sipas njoftimit, shoferi kishte dalë nga një terren me baltë në rrugën e asfaltuar pa i pastruar paraprakisht rrotat e kamionit, duke ndotur rrugën dhe rrezikuar sigurinë në trafik.

Për këtë shkelje, kompanisë pronare të kamionit i është shqiptuar gjobë prej 1,000 eurosh, ndërsa shoferit 100 euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button