Pas aktit tragjik policia gjen arsenal armësh e municioni pas bastisjes së pronave të Valon Ramushit

Detaje të reja kanë dal në dritë nga hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë Egzon Bugujevci dhe Nafije Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci u plagos rëndë dhe po lufton me jetën në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

Në veturën e të dyshuarit Valon Ramushi është sekuestruar një pistoletë e tipit “Beretta”, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Leja për këtë armë të dyshuarit i, kishte skaduar më 27 shtator 2024.

Në dy vendet e ngjarjes, hetuesit kanë sekuestruar 21 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, katër fishekë të të njëjtit kalibër dhe pesë predha.

Sipas dyshimeve fillestare, Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Nafije Bugujevci, dhe vëllain e saj, Egzon Bugujevci, ndërsa ka plagosur Mazllum Bugujevcin, i cili sipas të dhënave të rastit është djali i axhës së gruas, ndërkaq hetimet po vazhdojnë dhe rasti tashmë është inicuar si “vrasje e rëndë”

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë kryer tri bastisje në shtëpitë dhe pronat e Valon Ramushit, ku është gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni.

Policia ka sekuestruar një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, pa leje, së bashku me shtatë fishekë, një armë të gjatë “Mossberg” kalibër 5.56 mm dhe një armë të gjatë “Hatsan” kalibër 12 GA, që të dyja me leje të skaduara më 15 korrik 2026.

Artikuj të tjerë

Back to top button