
Përparim Rama ka paralajmëruar padi civile për shpifje ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi. Ai pretendon se deputeti ka bërë akuza të pabazuara dhe ka paralajmëruar publikisht arrestime e dënime. Rama kërkon tërheqjen e deklaratave, përgënjeshtrim publik dhe kërkimfalje.
Përparim Rama ka paralajmëruar se do të ngrejë padi civile për shpifje ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, duke e akuzuar atë për deklarata të pabazuara dhe përpjekje për ta përdorur drejtësinë si instrument të përplasjes politike.
Përmes një reagimi publik, Rama ka kritikuar deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes, i cili, sipas tij, ka paralajmëruar arrestime dhe dënime, duke folur me siguri për çështje që janë kompetencë e institucioneve të drejtësisë.“Kur një deputet kërcënon publikisht me arrestime e dënime, duke folur me siguri në emër të drejtësisë, atëherë kemi problem serioz. As Egzon Azemi, as Vetëvendosje dhe asnjë parti politike nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Rama



