
Presidenca e Kosovës e ka pranuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Këshilltari për media i presidentes Justina Pula-Shiroka, Bekim Kupina, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ai ka bërë me dije se presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina, raporton Telegraf.



