Moti të premten: Diell dhe vranësira, priten reshje shiu gjatë ditës

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Artikuj të tjerë

Back to top button