Dy familjarë të Auron Ferizit dyshohen se kanosën familjen e Egzon Shallkit pas dënimit me 25vjet burgim

Dy familjarë të Auron Ferizit, vëllai dhe axha i tij, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Egzon Shallkit, i cili u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e Ferizit.

Dy familjarët dyshohet se janë përfshirë në një rast të kanosjes. Pas intervistimit nga Policia, ata janë liruar me urdhër të prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor 2026, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Policia ka konfirmuar se dy persona janë shoqëruar për intervistim, por nuk ka dhënë detaje për identitetin e tyre apo lidhjen familjare me viktimën.

Sipas informacioneve të bëra publike, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për dyshimet për kanosje do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Ndërkaq, Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili ndërroi jetë më 10 shtator 2025, dy ditë pasi ishte goditur nga një veturë në Viti.

Artikuj të tjerë

Back to top button