Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, më 22 tetor, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Më poshtë rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Artikuj të tjerë

Back to top button