Edon Bytyçi ekstradohet në Kosovë për vepren penale të mashtrimit

Edon Bytyqi, i cili ishte prezantuar me emrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, dhe kishte mashtruar qytetarët, është ekstraduar në Kosovë.

Bytyqi është sjellë mbrëmë në Kosovë, rreth orës 21:00, pasi është arrestuar jashtë vendit.Ai dyshohet se ka kryer edhe dy raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës.

Edon Bytyqi është njëri nga dy personat e ekstraduar në Kosovë për të cilët njoftoi Policia.Ai akuzohet për 14 vepra penale.

Policia e Kosovës njoftoi sonte se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Mali i Zi dhe një tjetër nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas Policisë nga Mali i Zi është ekstraduar shtetasi i Kosovës S.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprimtari penale

Artikuj të tjerë

Back to top button