Pas një defekti, njësia B2 e KEK-ut pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sanimi i defektit në njësinë B2 të Termocentralit Kosova B po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar dhe pritet të përfundojë deri të dielën në mbrëmje.

Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim parashihet të realizohet mëngjesin e së hënës, më 26 tetor rreth dy ditë pas ndaljes së kontrolluar.

Në njoftim, KEK-u ka vlerësuar angazhimin e ekipeve teknike dhe punonjësve, duke theksuar se po punojnë me përkushtim për sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në funksion.

Defektet teknike janë dukuri që mund të paraqiten në çdo termocentral në botë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK-u ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë B2 në operim.

Artikuj të tjerë

Back to top button