BallinaZgjedhjet 2025

Konjufca pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, flasin për zgjedhjet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr.

Konjufca ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, derisa kanë folur edhe për zgjedhjet.

“Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që e definon këtë proces, si dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që aspirojmë zhvillim sa më të madh në këtë drejtim, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button