Zjarr në QKMF-në e Gjakovës pas mesnatës, flakët përfshijnë një pjesë të depos në bodrum

Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 02:20 pas mesnatës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.

Sipas njoftimit, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, ai është lokalizuar me kohë.

Intervenimi ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit, duke shmangur kështu dëme të mundshme më të mëdha.

Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button