Të enjten mbahet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj, seanca do mbyllet për publikun

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër.Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve paraprake konfirmohet se të enjten do mbahet seanca e parë dëgjimore.Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”

Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt. 

Jeton akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

Në aktakuzë shkruhen krejt torturat që 49 vjeçarja i kishte përjetuar nga ai

Artikuj të tjerë

Back to top button