Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar 20 vendime, vendimet prekin sektorin e energjisë dhe tregtimi nga kompanitë serbe

Qeveria e Kosovës sot (16.11.2026) ka mbajtur mbledhje të rregullt në të cilën ka miratuar rreth 20 vendime.Vendimet kryesore kanë të bëjnë me sektorin e energjisë, përkatësisht me ndalimin e tregtisë së rrymës me kompanitë serbe.

Projektligji për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës;Projektligji për ratifikimin e Konventës së Ljublanës/Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare;Projektligji për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile apo Tregtare;

Projektligji për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur;Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës;Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, qëllimi i të cilit është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për racionalizimin dhe vendosja e vijave llogaridhënëse të institucioneve qendrore dhe/apo njësive rajonale, në funksion të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe administrimit më të mirë të qendrave rajonale dhe konsolidimit të sistemit ministror;

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-216 mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-133. Projektligji forcon mbrojtjen e depozitorëve dhe stabilitetin financiar. Ai përditëson rregullat e kompensimit, financimit dhe administrimit të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), si dhe të pjesëmarrjes së tij në përmbylljen e bankave në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Zbatohet për institucionet financiare që pranojnë depozita dhe që duhet të kenë sigurim të depozitave;

Projektligji Kundër Dukurive Negative në Sport, i cili ka për qëllim zhvillimin e sportit dhe organizimin e ngjarjeve sportive në një ambient sportiv të sigurt, të barabartë për të gjithë, dhe të lirë nga dhuna dhe dukuri tjera negative, duke ofruar standarde të larta të rendit, sigurisë dhe shërbimeve në ngjarjet sportive, si dhe zhvillimin dhe promovimin e këtyre standardeve në përputhje me vlerat qenësore dhe parimet e sportit; Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Emergjencat dhe Monitorimin Radiologjik, e cila përcakton menaxhimin e emergjencave radiologjike, situatave të ekspozimit, monitorimin radiologjik të mjedisit dhe ujit të pijshëm. Objektivë kryesore e kësaj Rregulloreje është krijimi i bazës ligjore për transpozimin e legjislacionit të BE për mbrojtje nga rrezatimi dhe sigurisë bërthamore, si dhe përcaktohen masat mbrojtëse për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe mjedisit nga efektet negative të materialeve radioaktive natyrore; Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 04/L-064 për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë;

Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29 nëntor 2013, përmes të cilit ndryshohet dhe plotësohet Aneksi 1 i këtij vendimi në raport me shtetasit e Belizesë, për të cilët vendoset regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës;Kërkesëa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 1,375,726.22 € (një milion e treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë euro e njëzet e dy centë), për realizimin e projektit “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit”, përmes Klauzolës së Investimeve, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare që rrjedhin nga punët e realizuara, në përputhje me dinamikën e zbatimit të projektit; Kërkesa e Komunës së Fushë Kosovës për transferimin e mjeteve në shumë prej 406,000.00 € (katërqind e gjashtë mijë euro) përkatësisht transferimi deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht;Kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e Masës 3.8 – Bursa e Mobilitetit për Studentë të Pakos për Ringjallje Ekonomike;

Koncept-dokumentin për Identifikimin Elektronik, Shërbimet Besuara dhe Kuletën e Identitetit Digjital, përmes së cilit synohet avancimi i kornizës ligjore për këto shërbime, përmes hartimit të një ligji të ri të përafruar me rregulloren evropiane eIDAS 2.0.

Artikuj të tjerë

Back to top button