
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Gjatë inspektimeve në terren, inspektorët kanë evidentuar mungesë të masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet në vendin e punës.
Si pasojë, ndaj të dy objekteve janë nxjerrë vendime për ndërprerjen e përkohshme të punimeve. Aktiviteti ndërtimor nuk do të lejohet të vazhdojë deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.



