E FUNDIT: Autori i krimit në Suharekë ishte dënuar në Zvicër për vrasjen e gruas

Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 20211. 

Raportohet se ai ishte dënuar me 19 vjet burgim për këtë rast. 

Shteti zviceran më pas e kishte dëbuar Hotin dhe i njëjti ishte kthyer në Kosovë, raporton Klankosova.tv 

Për të njëjtën vepër, ai do të përballet tashmë me drejtësinë kosovare.

Sipas informacioneve të para, Hoti sot e vrau S.Dakaj, në një parking në qytetin suharekas, pas një konflikti që dyshohet se nisi për parking. 

Fillimisht, u arratis nga vendi i ngjarjes, por si rezultat i veprimeve policore, u prangos. 

TandemPress do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

Artikuj të tjerë

Back to top button