Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet për të siguruar respektimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button