
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 02:10.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së bashkëshortes për të biseduar me të, pasi gruaja ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së vazhdueshme.
Gjatë qëndrimit aty, i dyshuari dyshohet se kishte sulmuar me thikë axhën e gruas, njofton PK-ja
Të dy personat , viktima dhe i dyshuari, kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari më pas është arrestuar. Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar tri thika.


