
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë
Nga ky aksident raportohet se ka edhe persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme.
Lidhur me rastin është kontaktuar Policia e Kosovës dhe priten informacione zyrtare lidhur me rastin dhe gjendjen e të lënduarve.



