
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës
Fillimisht, ushtari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Ai ka thënë se gjendja e ushtarit është stabile.
“Një ushtar i plagosur është sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.


