Zjarr në një objekt në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një objekt në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit, ndërsa nuk ka informacione për persona të lënduar, si pasojë e zjarrit.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Artikuj të tjerë

Back to top button