Aksion i AKI-së dhe Policisë kundër krimit të organizuar: Arrestohen tre persona, sekuestrohet pasuri mbi 1 milion euro

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në, ka zhvilluar një aksion që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se lufta kundër grupeve kriminale do të vazhdojë pa kompromis.

Artikuj të tjerë

Back to top button