Arrestohet 40-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për ngacmim të ish-bashkëshortes dhe për shkelje të urdhrit mbrojtës

Një 40-vjeçar është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për ngacmim dhe mospërfillje të gjykatës, pasi dyshohet se ka shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar këtë të enjte, më 26.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj.Viktima ka deklaruar se i dyshuari nuk e kishte respektuar distancën e përcaktuar me urdhrin mbrojtës të Gjykatës së Ferizajt.

Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.

I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”- shkruan Policia

Artikuj të tjerë

Back to top button