Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së në Ditën e Forcës: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët ushtarakë dhe personelin civil të FSK-së me rastin e Ditës së Forcës.

Në urimin e tij, Jashari ka shprehur respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të vendit.

Ai ka vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre, duke theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është sot më e përgatitur se kurrë dhe po qëndron krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civilë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë”, thuhet në urimin e tij.

Jashari ka kujtuar gjithashtu sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e nderimit të tyre.

Në fund, komandanti ka falënderuar të gjithë pjesëtarët për shërbimin ndaj atdheut dhe angazhimin në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, duke u uruar atyre Ditën e Forcës.

Artikuj të tjerë

Back to top button