Qeveria Kurti nuk ia mundëson riemërimin Bashkim Jasharit, Maqedonci propozon komandantin e ri të FSK-së

Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit më nuk do të jetë komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Kjo pasie Qeveria Kurti ka hequr dorë nga synimi për të ndryshuar Ligjin për FSK-në, i cili do të ia mundësonte Jasharit të ishte në krye të ushtrisë së Kosovës edhe për një mandat.

Ndonës Qeveria për një kohë të gjatë kishte menduar mundësinë e ndryshimit të nenit 21 të Ligjit për FSK-në për të ia mundësuar Jasharit edhe një mandat në krye të FSK-së, në momentet e fundit ekzekutivi ka hequr dorë nga kjo nismë.

Meqenëse Ligji për FSK-në parasheh që komandanti nuk ka të drejtë riemërimi, Jashari do të jetë komandat deri më 30 nëntor.

Gazeta Nacionale ka mësuar së ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, tashmë e ka dërguar në Zyre të Kryeministrit emrin e pasuesit të Jasharit. 

Ai është zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi.

Në bazë të ligjit aktual për FSK-në, Cikaqi është i vetmi që i plotëson kushtet.

Kjo pasi Cikaqi është eprori i vetëm ushtarak që më shumë se 12 muaj e ka mbajtur gradën gjeneralmajor.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se emërimi i Cikaqit shumë shpejt do të bëhet nga presidentja e Kosovës.

Si emërohet komandanti i ri i FSK-së?

Procedura për emërimin e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës kalon nëpër ministrinë e Mbrojtjes, kryeministrin dhe presidentin. Kjo procedurë rregullohet përmes Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për ministrinë e Mbrojtjes.

Procedura për emërimin e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës nis me ministrin e Mbrojtjes, i cili i propozon kryeministrit një kandidat për këtë pozitë.

Në bazë të propozimit të ministrit, kryeministri i rekomandon presidentes së Kosovës, e cila si komandante suprme e ushtrisë së Kosovës, me anë të dekreti e emëron kandidatin për komandant të FSK-së.

Neni 21 i Ligjit për FSK-në tregon gjithë procedurën e emërimit të komandantit të FSK-së.

“1. Komandanti i FSK-së është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe detyrë. Grada me e lartë e Komandanti i FSK-së mund të jetë grada e Gjenerallejtënantit. 2. Ministri, i propozon Kryeministrit një kandidat, për t’u emëruar Komandant i FSK-së nga Presidenti. Kandidati për Komandant të FSK-së duhet të ketë mbajtur gradën e Gjeneralmajorit së paku dymbëdhjetë (12) muaj 3. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës bën betimin para Presidentit”, thuhet në këtë nen.

Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit më 30 nëntor të këtij viti i përfundon mandati pesëvjeçar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani.

Jashari kishte marrë këtë pozitë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.

Artikuj të tjerë

Back to top button