Vuçiq në Moskë për paradën, reagon Presidenca e Kosovës

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Moskë aty ku do të jetë pjesëmarrës në paradën ushtarake.
Vizita e ish- ministrit të Millosheviqit, sipas zyrës presidenciale në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike.
“Po ashtu është tregues se Vuçiqi, do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës. Kjo vizitë le të shërbejë si një kambanë alarmi edhe për të gjithë ata përfaqësues evropian, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi”, ka thënë për Arbresh.info këshilltari për media i presidentes Osmani,Bekim Kupina.
Sipas tij, Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjëve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta.
Parada ushtarake në Moskë do të mbahet më 9 maj.