LajmeNdërkombëtare

Netanyahu: Goditëm për të mbrojtur qytetarët tanë, Irani ndërtoi në fshehtësi një aparat bërthamor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e shtetit hebre.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Izraeli ka vepruar për të parandaluar një kërcënim ekzistencial nga ana e Iranit, i cili sipas tij ishte “në prag të zotërimit të një arme bërthamore”.

“Ky nuk ishte një sulm, ishte vetëmbrojtje,” theksoi ai. “Irani për vite me radhë ka ndërtuar në fshehtësi një aparat bërthamor që nuk mund të lihet pa përgjigje. Sot ne kemi ndërmarrë hapin që duhej bërë.”

Netanyahu shtoi se objektivat e goditura ishin zgjedhur me kujdes dhe kishin karakter ushtarak dhe bërthamor. Ai mohoi çdo synim për të dëmtuar civilët dhe theksoi se Izraeli nuk kërkon luftë, por është i gatshëm të përballet me çdo kërcënim të mundshëm.

Kryeministri izraelit tha se forcat e mbrojtjes janë vendosur në të gjitha kufijtë dhe janë në gatishmëri të lartë. Ai paralajmëroi se çdo sulm hakmarrës nga Irani do të marrë një përgjigje të fuqishme dhe të menjëhershme.

Në fund të fjalimit, Netanyahu falënderoi aleatët ndërkombëtarë që, sipas tij, “kuptuan rrezikun dhe mbështetën të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur popullin e vet”. Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button