Lajme

Basha: E pakuptimtë se cilat pika të LDK-së nuk impelmentohen pa PDK-në për të zhbllokuar ngërçin

Pas dështimit të radhës të seancës konstituive, deputeti Dimal Basha ka kritikuar LDK-në për refuzimin e ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për tejkalimin e krizës politike.

Basha theksoi se propozimi 15-pikësh i LDK-së për qeverinë nuk është i qartë dhe nuk dihet cilat pika kërkojnë patjetër mbështetjen e PDK-së për zhbllokimin e ngërçit.

“Po e shihni situatën, është absurde që për 24 herë shkelet Kushtetua dhe të mos votohet komisioni qotë kundër apo abstenim. Duke marrë parasysh të gjitha çka po ndodhin, përfshirë edhe ofertat e partive tjera është absurde me bë grupe punuese dhe mos me votuar në Kuvend për një votim të fshehtë. E kuptoj që LDK ka dal në propozim por është e pa kuptueshme për qytetarët sepse thonë që nuk ka pasur ofertë tjetër, ne kemi bërë ofertë politike për ta kaluar krizën, LDK e ka refuzuar atë. Është e pakuptimtë cilat nga pika që i ka ofruar LDK nuk po mundet të impelmentoj pa PDK, për cilën pikë i duhet patjetër për të kalohet ngërçi”, shtoi Basha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button