Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e Paqes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.
Siaps tij, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Po ashtu, në këtë takim, Abdixhiku tha se u informua për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
“I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.”, theksoi ai.
“LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.”, tha ai



