
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që u zhvilluar të martën pasdite.
Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar profilet dhe kriteret për personin që do të marrë postin e presidentit, por jo edhe emrin.
Ai bëri të ditur se me Kurtin kanë rënë dakord që të mbajnë diskutime me partitë e tyre për të gjetur një emër konkret.
“Diskutuam me vullnet të lirë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit të ardhshëm, ka vullnet të dyanëshëm. Një president që e mbron Republikën dhe një figurë që e ushtron unitetin, duam një figurë që e ushtron me dinjitet postin e presidentin. Gjendja është shumë sensitive dhe kërkuam periudhë diskutabile të brendhshme para se të vijmë me emra specifik, por na duhet ende kohë”, ka thënë Abdixhiku.



