Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Besi të Prishtinës, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 01:00.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, shtoi Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit

Artikuj të tjerë

Back to top button