
Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes duket se kanë arritur njësitet e Policisë së Kosovës.
Kemi tentuar të kontaktojmë me organet e rendit për detaje më të hollësishme, dhe është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.


