Ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë

Po bëhen përgatitjet e fundit nga ambasada amerikane në Kosovë për organizimin e pritjes me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se përgatitjet janë përmbyllur dhe gjithçka është gati për nisjen e organizimit, i cili pritet të mbahet brenda pak çastesh.
Pritja zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm për SHBA-në.
Ditë më parë, në prag të festimeve, në objektin e ambasadës në Prishtinë është vendosur një flamur i madh amerikan, si pjesë e simbolikës së shënimit të 250-vjetorit të lindjes së shtetit amerikan.




