
Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në flagrancë, gjatë tentativës për të kryer veprën penale.
Arrestimi është realizuar falë veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.
I dyshuari është identifikuar me inicialet A.M., 33-vjeçar.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë



